Ndërlidhjet

logo-print

Kukan: Vendimi i Sejdiut tregon respektin për sundimin e ligjit



Zyrtari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, tha se ai shpreson që dorëheqja e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu do t'i kontribuojë klimës së zhvillimit demokratik në Kosovë.

Kukan, kryesues i delegacionit për Evropën Juglindore në PE, tha se sundimi ligjit duhet të jetë mbi interesat personale apo politike, dhe shtoi se PE-ja do t'i ndjekë me kujdes zhvillimet në Kosovë.

Sipas tij, vendimi i Sejdiut për të respektuar qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese dëshmon për respektimin e sundimit të ligjit dhe të parimeve të demokracisë.
XS
SM
MD
LG