Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Është herët FSK t'i ruajë vetë kufijtë e Kosovës



Komiteti Ushtarak i NATO-s ka lavduar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj, por ka thënë se është ende herët që të flitet nëse kjo forcë është e gatshme që të ruaje vetë kufijtë e Kosovës.

Këto komente u bënë gjatë vizitës në Kosovë të këtij komiteti të kryesuar nga admirali Gianpaolo Di Paola si dhe komandanti i krahut jugor të NATO-s, admiralit Mark Ficxherlad.

Komiteti Ushtarak i NATO-s vizitoi Termocentralin e KEK-ut në Obiliq, Manastirin e Deviqit dhe Shtabin e Grupit Luftues Shumëkombësh Veri në Novosellë.

Ndërkohë, Forca e Sigurisë së Kosovës mbatën një ushtrim në Termocentralin e KEK-ut.
XS
SM
MD
LG