Ndërlidhjet

Komiteti i Helsinkit: Jo status special për veriun e Kosovës



Bashkësia ndërkombëtare duhet të pengojë që veriu i Kosovës të fitojë status special si Republika Serbe e Bosnjës, sepse kjo do të pamundësonte integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, ndërsa shqiptarët në Luginën e Preshevës do të mund të kërkonin statusin e njëjtë, thuhet në analizën e Buletinit të Helsinkit.

Gazeta e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut thekson se statusi special për veriun e Kosovës do të kishte ”pasoja negative të numërta”.
“Shteti i Kosovës do të bëhej jofunksional, ndërsa shumë pyetje do të mbeteshin të pazgjidhura”, thuhet në analizë.

Buletini shkruan se mendimi i GJND-së, pëlqimi i Serbisë për rezolutën e përbashkët me BE-në mbi Kosovën, si dhe refuzimi i gjyqit të Londrës që të ekstradohet Ejup Ganiq, dëshmojnë se “programi nacional serb është përballë vendosmërisë së BE-së dhe të SHBA-ve për të pamundësuar ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

“Në kuadër të politikës së re, Beogradi duhet sa më parë të fillojë doalogun me Prishinën, në mënyrë që përmes zgjidhjes së problemeve jetësore të të dyja bashkësive, t’a sigurojë mbetjen e qëndrueshme të serbëve në Kosovë”, thuhet në analizë.

Komiteti i Helsinkit thekson se elita politike serbe praktikisht që moti ka hequr dorë nga Kosova, por e ka instrumentalizuar atë për ta parashtruar kërkesën për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjes.
XS
SM
MD
LG