Ndërlidhjet

logo-print

Kina shpreson t'i vazhdojë lidhjet ushtarake me SHBA-të



Kina shpreson që së shpejti t’i vazhdojë lidhjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Kin Lihua, kreu i zyrës për Marrëdhënie të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, i bëri këto komente pas takimit me ndihmës sekretarin e Mbrojtjes për Azinë Lindore, Majkëll Shifer, i cili qëndron në Pekin për t’u shtruar rrugën lidhjeve ushtarake Uashington-Pekin.

Në janar, Kina i ngriu lidhjet me Shtetet e Bashkuara, në shenjë proteste kundër planeve amerikane për t’i shitur Tajvanit armatim në vlerë prej 6 miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG