Ndërlidhjet

Xhorxh Miçell nis misionin paqësor



Emisari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell i fillon sot përpjekjet diplomatike për të shpëtuar bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Bisedimet që rifilluan së fundmi u vunë në dyshime kur Izraeli refuzoi ta zgjatë moratoriumin për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Sot Miçell do takohet në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Të enjten, Miçell pritet të takohet në Ramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, i cili ka thënë se do të vendosë për pjesëmarrjen e mëtejme në bisedime pasi të takohet me liderët arabë.
XS
SM
MD
LG