Ndërlidhjet

Mitrovicë: Plagoset 3 vjeçarja nga shpërthimi



Një vajzë 3 vjeçare ka pësuar lëndime, në një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.

Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e një ndërtese, në të cilën ka qenë e vendosur një antenë e një operatori kosovar të telefonisë mobile.

Në Policinë e Kosoëvs dyshojnë se cak i sulmit ka qenë pikërisht kjo antenë, e cila gjendej mbi banesën ku jeton vajza e lënduar.
XS
SM
MD
LG