Ndërlidhjet

Ilir Tolaj rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë



Ilir Tolaj është rikthyer në Ministrinë e Shëndetësisë si sekretar i përhershëm me vendimin e ministrit Bujar Bukoshi.

Kohë më parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anuloi vendimin e Këshillit të Lartë për Emërime Publike, për shkarkimin e Ilir Tolajt nga detyra e sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë ka aprovuar kërkesën për ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme dhe ka caktuar Ilir Tolajn për Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG