Ndërlidhjet

Përfundojnë bastisjet në Skenderaj



Bastisjet në katër shtëpi private dhe në ndërtesën e komunës e Skenderajt, në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale, kanë përfunduar, njoftoi EULEX-i.

Dokumentet, kompjuterë dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohet nga prokurorët dhe policët hetues të Prokurorisë Speciale të Kosovës(PSRK), thuhet në njoftim.

Një ekip i PSRK-së, përfshirë një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtari i EULEX-it për ndërlidhje me PSRK-në, kanë mbikëqyrur bastisjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e duhura personave të pranishëm.
XS
SM
MD
LG