Ndërlidhjet

Medvedev: Ujdhesat Kurile, pjesë e rëndësishme për Rusinë



Presidenti Dimitri Medvedev tha se vargu i ujdhesave Kurile në Paqësor, të cilat janë në qendër të kontestit me Japoninë, janë pjesë "shumë e rëndësishme" për Rusinë, dhe shtoi se planifikon së shpejti t'i vizitojë.

Njoftimi u kritikua nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Seixhi Maehara, i cili paralajmëroi se vizita e tillë do "t'i rëndonte shumë lidhjet" ndërmjet Japonisë dhe Rusisë.

Arqipelagu i Kurileve, i cili shtrihet në ujdhesën veriore japoneze Hokaido, është nën kontrollin e Rusisë prej vitit 1945 kur u pushtua nga trupat sovjetike.

Japonia vazhdimisht ka ripërsëritur kërkesën për kthimin e katër ujdhesave më jugore të arqipelagut, të cilat në Rusi njihen si Iturup, Shikotan, Habomai dhe Kunashir, ndërsa në Japoni njihen si Territore të Veriut.

Mosmarrëveshja rreth ujdhesave ka penguar Rusinë dhe Japoninë që të nënshkruajnë marrëveshje paqësore dhe formalisht të shpallin përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG