Ndërlidhjet

Itali: Qeveria Berluskoni ballafaqohet me votëbesim


Në Parlamentin e Italisë pritet të votohet për besimin ndaj qeverisë së kryeministrit Silvio Berluskoni.

Raportohet se zoti Berluksoni do ta mbijetoj votimin e sotëm në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Megjithatë, nëse ai nuk e fiton votëbesimin, atëherë duhet të paraqes dorëheqje.

Zoti Berluskoni aktualisht është në gjysmën e mandatit të tij pesëvjeçar në postin e kryeministrit.

Mospajtimet e vazhdueshme me zëvendësin e tij, Xhanfranko Fini, e arritën kulmin gjatë kësaj vere, lidhur me programin e qeverisë dhe balancën e autoritetit në partinë, të cilët e patën themeluar së bashku.

Aktualisht, kjo ndarje ka ndikuar që zoti Berluskoni të mos e ketë shumicën e fuqishme parlamentare, siç e kishte më parë.

Por, shumë ligjëvënës lojalë ndaj zoti Fini kanë sinjalizuar se do ta mbështesin qeverinë.
XS
SM
MD
LG