Ndërlidhjet

logo-print

Meksikë: Pas shembjeve të dheut – 11 të zhdukur


Pas shembjeve masive të dheut në pjesën jugore të Meksikës, 11 njerëz konsiderohen të zhdukur.

Zyrtarët kishin pasur shqetësime se qindra njerëz mund të jenë zënë nga dheu, pas shembjes së një bregu malor në shtetin Oaxaca.

Kjo shembje ishte shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, që zgjatën disa ditë, pas një uragani dhe stuhisë tropikale, që e goditi Meksikën dhe Amerikën Qendrore.

Nga ana tjetër, autoritetet në Honduras, thanë se katër vetë e kanë humbur jetën, pasi ishin përfshirë nga ujërat e lumenjëve nga stuhia tropikale Metju.
XS
SM
MD
LG