Ndërlidhjet

Rusi, Japoni: Mospajtime lidhur me ujëdhesat Kurile


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha sot se Ujëdhesat Kurile në Paqësor, janë pjesë “shumë e rëndësishme” e Rusisë.

Ujëdhesat Kurile janë në qendër të mospajtimeve territoriale ndërmjet Rusisë e Japonisë.

Zoti Medvedev tha se planifikonte që ta vizitoj këtë rajon, por ishte detyruar ta shtyjë vizitën për shkak të mjegullës.

“Ne do të fluturojmë atje me siguri, pasi është rajon shumë i rëndësishëm i vendit tonë. Për fat të keq, koha nuk na lejoi të fluturojmë atje, por ne do të shkojmë atje në të ardhmen e afërt”, tha Dmitri Medvedev.

Ministri i jashtëm i Japonisë, Seiji Maehara, në përgjigjje të komenteve të zotit Medvedev, ka tërhequr vërejtjen se vizita në ujëdhesa nga presidenti rus, do t’i “dëmtoj shumë keq lidhjet” ndërmjet Japonisë dhe Rusisë.

Arkipelagu i Kurileve, që shtrihet në veri të ujëdhesës japoneze Hokaido, është kontrolluar nga Rusia, prej okupimit të trupave sovjetike në vitin 1945.

Ky kontest ka ndikuar që Rusia dhe Japonia ende nuk e kanë nënshkruar marëveshjen paqësore për përfundimin formal të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG