Ndërlidhjet

Bruksel: Aksion juridik kundër Francës lidhur me romët


Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndërmarrë aksion juridik kundër Francës, lidhur me dëbimin e romëve nga ky vend.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde, tha se KE-ja beson se Franca nuk i ka respektuar rregullat e BE-së për lejimin e lëvizjes së lirë të shtetasve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, komisioni vendosi sot “që të dërgoj një letër zyrtare në Francë”, me kërkesën që të respektohen ligjet e BE-së.

Komisioni poashtu, ka kërkuar nga Franca më shumë detaje lidhur me dëbimin e qindra romëve.

Këta hapa përfundimisht mund të çojnë nërast gjyqësor kundër Francës.

Franca i ka mbrojtur dëbimet, duke thënë se ato janë pjesë e goditjes së përgjithshme kundër imigrimit ilegal dhe krimit.

Kritikët thonë se Franca në mënyrë jokorrekte e ka marrë në shënjestër një minoritet etnik.
XS
SM
MD
LG