Ndërlidhjet

Një hap para armikut

  • RFE /RL

Një ndër transmetimet e para të Radios Evropa e Lirë...

Një ndër transmetimet e para të Radios Evropa e Lirë...

Kryetari i Bordit Amerikan të Guvernatorëve për Transmetime (BBG), Walter Isaacson, shpalli një drejtim të ri të transmetuesve ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, që ka të bëjë me mjetet dhe teknologjitë e fundit të mediave, “për të qenë kështu një hap përpara atyre që kërkojnë të shtypin informacionin e lirë në mbarë botën”.

Kryetari i BBG-së, Isaacson, mbikëqyr Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radio/TV Marti, Radio Sawa-n dhe Televizionin Alhura, të cilët kanë një audiencë javore prej 171 milionë njerëzish.

“Sfidat, me të cilat përballemi në luftën e re globale kundër shtypjes dhe jotolerancës, janë po aq të mëdha sa në kohën e Luftës së Ftohtë”, tha ai në 60-vjetorin e transmetimit të parë të Radios Evropa e Lirë.



“Ashtu sikurse themeluesit e Radios Evropa e Lirë që treguan sukses në zhvillimin e rrugëve kreative dhe inovative për të dërguar lajme dhe informacione te njerëzit që vuanin prapa Perdes së Hekurt, edhe transmetuesit e sotëm ndërkombëtarë të SHBA-ve duhet t’u përgjigjen kërcënimeve moderne, në rrugë të reja dhe kreative
”, tha Isaacson.

Duke folur në Newseum në Washington, Isaacson tha se “Amerika nuk mund të lejojë që të tejkalohet në komunikim nga armiqtë e saj”.

Walter Isaacson
"Roli ynë tradicional në dhënien e lajmeve, duhet të komplimentohet nga një qasje e re, që katalizon rrjetet e socializimit”,
tha Isaacson. “Duke krijuar komunitete globale në rrafshin teknologjik, do të ndihmojmë të garantojmë të drejtën universale të njeriut për të pasur qasje të lirë tek informacioni”, tha ai.

Zoti Isaacson i bëri këto komente gjatë një pritjeje të organizuar në 60-vjetorin e themelimit të Radios Evropa e Lirë. Më 4 korrik të vitit 1950, Radio Evropa e Lirë filloi transmetimin për herë të parë, atëbotë në Çekosllovakinë komuniste, nga një studio në ndërtesën Empire State në NewYork.

Sot, Radio Evropa e Lirë arrin te 20 milionë njerëz, në 28 gjuhë dhe 21 shtete, nga Evropa e deri te Lindja e Mesme.

"Ne vazhdojmë të jemi mbështetje për njerëzit që jetojnë në vatrat e luftës dhe nën pushtetet autoritare, të cilët kërkojnë lajme të besueshme dhe të sakta”, tha me këtë rast presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jeffrey Gedmin, i cili edhe ishte moderator i pritjes së organizuar në Washington.
XS
SM
MD
LG