Ndërlidhjet

logo-print

FIDE: Ilumzhinov u zgjodh president, Karpov dështoi


Presidenti kundërthënës i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, Kirsan Ilumzhinov, e ka fituar edhe një mandat të ri në këtë post.

Ai bindshëm fitoi më shumë vota se kandidati tjetër, Anatolij Karpov, ish kampion botëror.

Gara Ilumzhinov – Karpov, ishte përshkruar me dyshime për parregullësi zgjedhore dhe me akuza personale.

Kundërshtarët e zotit Ilumzhinov pohojnë se ai ishte bërë qesharak duke thënë se i kishte takuar jashtëtokësorët dhe se ishte parë afër një UFO-je.

Më herët këtë muaj, Kirsan Ilumzhinov, u largua nga posti i presidentit të rajonit rus, Kalmikia, pasi kishte shërbyer për 17 vjet.
XS
SM
MD
LG