Ndërlidhjet

Miçel: SHBA e përkushtuar për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme


I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçël, tha sot se Uashingtoni është “i përkushtuar më tepër se kurrë” për arritjen e paqes në rajon.

Këto komente ai i bëri gjatë bisedimeve me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, në Jerusalem.

Zoti Miçel tha se presidenti Barak Obama dhe sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, kanë kërkuar nga ai që ta dërgoj mesazhin tek izraelitët dhe palestinezët, për t’i siguruar ata për përkushtimin e Uashingtonit për arritjen e paqes gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG