Ndërlidhjet

Shkup: Kryetari i Gjykatës – ish bashkëpunëtor i shërbimit sekret


Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Trendafil Ivanovski, ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit shtetëror të sigurimit, në kohën e ish Jugosllavisë, ka vendosur sot njëzëri Komisioni për Lustrim në Maqedoni.

Këtë vendim, komisioni e mori përkundër deklaratës së zotit Ivanovski, i cili kategorikisht ka thënë se nuk ka bashkëpunuar me policinë sekrete, por se ishte viktimë e saj në sistemin e atëhershëm dhe të tashëm.

Kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, deklaroi se komisioni nuk ka pasur obligim ligjor për ta marrë në konsideratë deklaratën e Ivanovskit.

Pas këtij vendimi, ai mund të ankohet në gjykatë.
XS
SM
MD
LG