Dhjetëra mijëra njerëz nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, kanë protestuar sot para institucioneve të BE-së në Bruksel, kundër masave të kursimit.
Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në Poloni, Portugali, Letoni e Qipro.
Në Spanjë, udhëtarët u ballafaquan me kaos në trafik, pasi sindikatat e kishin filluar grevën e përgjithshme 24 orëshe, për t’i kundërshtuar reformat qeveritare për punë dhe masat e kursimit.
Në Dablin është arrestuar një person 41 vjeçar, pasi në hyrjet e Parlamentit të Irlandës, e kishte përplasur kamionin me çimento, në shenjë proteste ndaj ndihmës së madhe që ishte dhënë për banka.
Incidenti ndodhi derisa protestuesit e afërt demonstronin kundër masave të propozuara të kursimit.