Ndërlidhjet

Afganistan: Qindra familje të zhvendosura nga luftimet


Zyrtarët e Afganistanit thonë se qindra familje janë zhvendosur nga luftimet në pjesën jugore të Afganistanit.

Drejtori i departamentit të refugjatëve në Kandahar, Mohammad Azim Nawabi, tha se njerëzit po largohen nga lagjet me kryengritës, rreth qytetit të Kandaharit, derisa forcat afgane dhe ato të NATO-s, po i vazhdojnë operacionet ushtarake kundër talibanëve.

Sipas tij, “më tepër se 900 familje kanë arritur nga vendbanimet Arghandab dhe Zhari në Kandahar, gjatë muajve të fundit”.

Shoqata afgane Gjysmëhëna e Kuqe tha se numri i refugjatëve mund të rritet derisa vazhdojnë luftimet.
XS
SM
MD
LG