Ndërlidhjet

Itali: Qeveria Berluskoni e fitoi votëbesimin


Ligjëvënësit italianë sot i kanë dhënë votëbesimin qeverisë së kryeministrit Silvio Berluskoni.

Sikur Berluskoni do ta kishte humbur këtë votim, atëherë ai do të detyrohej të paraqiste dorëheqje.

Aktualisht Berluskoni gjendet në gjysmën e mandatit të tij pesëvjeçar.

Votëbesimi i sotëm ishte bërë për ta testuar shumicën e zotit Berluksoni, pas ndarjes me zëvendësin e tij për një kohë të gjatë, Xhanfranko Fini, për shkak të mospajtimeve disa muajshe, lidhur me programin e qeverisë dhe balancën e autoritetit në partinë, të cilën e themeluan të dy së bashku.
XS
SM
MD
LG