Ndërlidhjet

Islamabad: Helikopteri i NATO-s i vrau ushtrarët pakistanezë


Zyrtarët e Pakistanit thonë se tre ushtarë të Pakistanit janë vrarë nga një sulm i helikopterëve të NATO-s, në rajonin afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi sot herët në Kurram, që gjendet në brezin kufitar.

Sipas zyrtarëve, njerëzit e vrarë ishin nga forca paramilitare, që e ruante kufirin.

Një zyrtar i NATO-s në Afganistan, e konfirmoi sulmin në hapësirën kufitare, por nuk ka dhënë detaje duke thënë se po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident.

Ky është së paku sulmi i tretë nga helikopterët e NATO-s, në ndjekje të militantëve përgjatë kufirit në Pakistan, gjatë disa ditëve të kaluara.

Pakistani i ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet.

Hapësira kufitare është e njohur si bazë për grupet militante, që ndërmarrin sulme përgjatë kufirit në Afganistan, ndërsa ndërhyrjet janë ekstremisht të rralla.

Shtetet e Bashkuara aktualisht, kanë ndërmarrë sulme ajrore me aeroplana pa ekuipazh në pozitat e militantëve.
XS
SM
MD
LG