Ndërlidhjet

Rusia: Irani të bashkëpunoj me Agjencinë atomike të OKB-së


Rusia ka kërkuar nga Irani, që të bashkëpunoj me Agjencinë atomike të OKB-së.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, tha se do të ishte në interes të Teheranit, që t’i sqaroj “pyetjet e pazgjidhura” për programin e tij atomik.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mospajtimeve është nëpërmjet “dialogut konstruktiv” ndërmjet Teheranit dhe gjashtë vendeve, që janë të angazhuara në negociata me Iranin.

Zoti Çurkin theksoi se sanksionet e OKB-së kundër Iranit kanë për qëllim dërgimin e sinjalit në Iran për nevojën e bashkëpunimit të plotë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) dhe për t’i dhënë shtytje procesit të negociatave.
XS
SM
MD
LG