Ndërlidhjet

Kinë: Legjislacioni i SHBA-ve për juanin – shkelje e OBT-së


Kina tha se legjislacioni i propozuar i Shteve të Bashkuara, që mund të çojë në tarifa për mallrat kineze, që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, do t’i shkelnin rregullat tregtare.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, për një kohë të gjatë, janë ankuar se Kina po e mbanë monedhën e vet, juan, në mënyrë artificiale shumë të ulët, për ta nxitur eksportin.

Legjislacioni, që ka kaluar në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, do të lejoj tarifa në eksportet nga vendet “me valutë fundamentalisht të nënvlerësuar”, siç është Kina.

Legjislacioni ende duhet të kaloj në Senatin amerikan, që nuk është e sigurt, e pastaj të nënshkruhet nga presidenti Barak Obama.
XS
SM
MD
LG