Ndërlidhjet

Pekin: Janë liruar tre japonezë, një ende mbahet në arrest


Mediat kineze raportojnë se tre japonezë janë liruar, pasi kanë pranuar se kanë kaluar në zonën ushtarake në Kinë, por personi i katërt ende po mbahet i dyshuar se ka incizuar caqe ushtarake.

Ministri i jashtëm i Japonisë, Seiji Maehara, tha se ai dëshiron zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti.

Arrestimi u bënë në periudhën e marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet dy vendeve, të shkaktuara nga përplasja e anijes së peshkatarëve kinezë dhe anijeve japoneze të patrullimit, në ujërat e kontestuara, më herët këtë muaj.
XS
SM
MD
LG