Ndërlidhjet

OKB: Asambleja e Përgjithshme i përfundoi punimet


Asambleja e përgjithshme e OKB-së i ka përfunduar punimet, ndërsa kryesuesi i saj i ri nga Zvicra, Joseph Deiss, ka kërkuar nga liderët botëror “të bëjnë kthesa të vërteta”, duke lëvizur përtej retorikës së lartë, në një mënyrë të re të të menduarit.

Në fund të sesionit të sivjemë, zoti Deiss, e shtroi pyetjen nëse liderët “me të vërtetë kanë pasur kohë që të bisedojnë me njëri tjetrin” dhe të kërkojnë zgjidhje dhe pajtim.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, përfundoi mbrëmë vonë, pas dy javësh të takimeve.
XS
SM
MD
LG