Ndërlidhjet

Musharraf: Pakistani kërcënohet nga komploti ushtarak


Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka tërhequr vërejtjen se vendi i tij është në rrezik të një grusht-shteti ushtarak.

Këto komente ai i bëri në Londër, ku po përgatitet për kthim politik si president civil në Pakistan.

Zoti Musharraf tha se ushtrisë së Pakistanit duhet dhënë rol kushtetues në politikën e këtij vendi.

Pervez Musharraf, që erdhi në pusht me grusht-shtet në vitin 1999 dhe u tërhoq në vitin 2008, tha se shefi aktual i armatës, Ashfaq Pervez Kayani, mund të detyrohet të intervenoj kundër presidentit jo të popullarizuar, Asif Ali Zardari.

Zardari po përpiqet ta luftoj militarizmin në rritje dhe ta ripërtrijë ekonominë me probleme të mëdha.

Musharrafi ka refuzuar të thotë se kur planifikon të kthehet në Pakistan, ku ai mund të ballafaqohet me akuza për tradhti.
XS
SM
MD
LG