Ndërlidhjet

Rusi: Rihetohen rastet e vrasjeve të gazetarëve


Në Rusi janë rihapur hetimet penale lidhur me vrasjen e pesë gazetarëve, pas apelit nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në Nju Jork.

Zyra e Prokurorit të përgjithshëm tha se po i rihapte hetimet penale lidhur me vrasjen e pesë gazetarëve, prej vitit 2001 e deri në vitin 2005, pas marrjes së informacioneve nga CPJ.

Me 19 gazetarë të vrarë prej vitit 2000, Rusia është radhitur në vendin e tetë të listës së Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të vendeve ku reporterët janë vrarë, ndërsa qeveritë kanë dështuar t’i zbardhin krimet.
XS
SM
MD
LG