Ndërlidhjet

logo-print

Feith: S’ka krizë institucionale

  • RFE /RL

Pieter Feith

Pieter Feith

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, theksoi sot se Kosova nuk gjendet në krizë institucionale.

“Unë mund të them se sistemi politik apo gjendja politike është stabile. Konsultimet po vazhdojnë në lidhje me atë se si mund të çohet procesi përpara pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëheqjes së presidentit. Në këtë proces, kryeministri e ka rolin udhëheqës dhe kjo është në përputhje me Kushtetutën”, tha Feith, duke theksuar se proceset që po kalon Kosova janë normale dhe ndodhin në secilën demokraci.

“Ne nuk jemi, dhe këtë dua ta theksoj, në asnjë formë në një gjendje të krizës institucionale. Është proces normal që ndodh në shumë demokraci dhe jam i bindur se shumë shpejt kryeministri do të nxjerrë përfundimet se si të ecet përpara, ose duke thirrur zgjedhje të hershme, ose duke gjetur ndonjë zgjidhje tjetër”, tha Feith në Prishtinë, pas një konference për gazetarë të organizuar në Ministrinë e Arsimit, mbi raportin për planprogramet në shkollat serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG