Ndërlidhjet

Vdes aktori amerikan Toni Kertis



Aktori amerikan Toni Kertis ka vdekur mbrëmë në moshën 86 vjeçare, njoftoi familja e tij.

Kertis ka luajtur në më shumë se 150 filma, kurse karierën e pasur artistike e filloi me filmat avanturistikë në vitet e 50'ta, por suksesin më të madh e shënoi me zhanrin e filmave humoristikë.

Në vitin 1950, Toni Kertis u emërua për çmimin Oskar, ndërsa gjatë 25 viteve të fundit, Kertis iu përkushtua pikturës.
XS
SM
MD
LG