Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani bllokon rrugën për furnizimet e NATO-s



Pakistani e ka bllokuar rrugën kryesore për furnizimin e forcave të NATO-s në Afganistan, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pretenduar me helikopterë të forcave ndërkombëtare, në të cilin e humbën jetën tre ushtarë pakistanezë.

Sipas zyrtarëve pakistanezë, viktimat ishin paramilitarë, të cilët e ruanin kufirin.

Një zyrtar i NATO-s e konfirmoi sulmin në hapësirën kufitare, por nuk dha detaje.

Ky është sulmi i tretë nga helikopterët e NATO-s, kundër militantëve përgjatë kufirit ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG