Ndërlidhjet

BE i diskuton borxhet e qeverive



Ministrat e financave të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për bisedime joformale dy ditore, që kanë mbetur në hijen e shqetësimeve për borxhet në rritje të qeverive.

Bisedimet mbahen pasi Komisioni Evropian të mërkurën i shpalli planet për t'i ndëshkuar qeveritë, të cilat dështojnë t'i menaxhojnë si duhet financat e tyre.

Rregullat e reja synojnë të parandalojnë kriza të ngjashme me atë që goditi Greqinë.
XS
SM
MD
LG