Ndërlidhjet

Thaçi takon Sejdiun



Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar sot një takim konsultativ, ka njoftuar zyra për informim e LDK-së.

“Në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë konsulta të mëtejme për marrëveshje politike në interes të zhvillimeve në vend, gjithnjë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e lëshuar.
XS
SM
MD
LG