Ndërlidhjet

Moska hedh poshtë kritikat japoneze për ujdhesat Kurile



Ministria e Jashtme e Rusisë e hodhi poshtë kritikën e Japonisë ndaj planit të presidentit Dimitri Medvedev që t’i vizitojë ujdhesat Kurile, duke thënë se komentet e zyrtarëve japonezë ishin “të papërshtatshme dhe të papranueshme”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko tha se “presidenti i Rusisë e cakton vetë itinerarin e udhëtimeve brenda vendit”.

Dje, Medvedev tha se ujdhesat Kurile janë pjesë “shumë e rëndësishme” e Rusisë, dhe se planifikon t’i vizitojë së shpejti.

Arqipelagu i Kurileve, që shtrihet në ujdhesën veriore japoneze Hokaido, është nën kontrollin e Rusisë prej vitit 1945 kur u pushtua nga trupat sovjetike.

Japonia vazhdimisht ka kërkuar kthimin e katër ujdhesave më jugore të arqipelagut, të cilat në Rusi njihen si Iturup, Shikotan, Habomai dhe Kunashir, ndërsa në Japoni si Territore të Veriut.
XS
SM
MD
LG