Ndërlidhjet

logo-print

Miçell takon liderin palestinez



Emisari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell u takua me liderin palestinez Mahmud Abas në përpjekje për t’i mbajtur gjallë bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Abas u kërcënua t’i ndërpresë bisedimet pasi Izraeli në fillim të javës lejoi skadimin e pezullimit të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Miçell deklaroi pas takimit të sotëm se ata “do të përpiqen të gjejnë pika të përbashkëta”.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se Miçell do të takohet sot përsëri me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ndërsa të premten edhe një herë me liderin palestinez, Abas
XS
SM
MD
LG