Ndërlidhjet

Paris: Modele hibride dhe elektrike në panairin e automobilave



Në panairin e sivjemë të automobilave në Paris, prodhuesit do të shfaqin modelet e reja që shpenzojnë më pak, me shpresë që të rritin prodhimtarinë pas dy viteve të vështira në treg.

Vendet kryesore në panairin që hapet në 2 tetor do t’i zënë modelet hibride dhe automjetet me shpenzime të pakta dhe emision të ulët të gazrave.

Analistët thonë se prodhuesit janë më të vetëdijshëm për modelet që i nxjerrin në treg, blerësit janë më të kujdesshëm, ndërsa rregullat ekologjike më të rrepta.

Industria e automjeteve shpreson që makinat hibride dhe ato elektrike të jenë mënyra për të shkuar përpara.
XS
SM
MD
LG