Ndërlidhjet

Parandalohen dy sulme me bomba në jug të Rusisë



Forcat e sigurisë në Rusi kanë çaktivizuar dy bomba në një qytet afër rajonit të trazuar të Kaukazit verior.

Në deklaratë thuhet se njëra bombë ishte ngjitur në një trup të pajetë brenda një makine të parkuar afër një kafeneje në qytetin jugor Stavropol.

Bomba tjetër u gjet aty pranë afër një grumbulli të plehrave.

Komiteti Kombëtar Anti-terror tha se të dyja bombat u çaktivizuan duke “parandaluar një vepër të madhe terrori”.

Rajoni i Stavropolit kufizohet me Kaukazin verior.
XS
SM
MD
LG