Ndërlidhjet

Hindusët dhe myslimanët do të ndajnë vendin e shenjtë



Gjykata e Indisë vendosi që bashkësia hinduse dhe ajo myslimane t'a ndajnë vendin e shenjtë, i cili ka qenë burim i përplasjeve mes tyre.

Në prag të vendimit, policia i rriti masat e sigurisë në shtetin Utar Pradesh në veri të Indisë, nga frika e përplasjes së hindusëve dhe myslimanëve rreth tokës në qytetin Ajogja, ku ndodhej xhamia nga shekulli XV, të cilën nacionalistët hindusë e shkatërruan në vitin 1992.

Organizatat hindu pohojnë se para xhamisë në vendin e njëjtë ka qenë tempulli i perëndisë së tyre Rama, që sipas legjendës, aty kishte lindur.

Në dhunën që pasoi e kanë humbur jetën të paktën dy mijë njerëz.

Përfaqësuesit e dy bashkësive thanë se do ta apelojnë vendimin e gjyqit, por aktualisht nuk ka protesta dhe dhunë.
XS
SM
MD
LG