Ndërlidhjet

Tiranë: Almir Rrapo do ekstradohet në SHBA



Gjykata e Tiranës vendosi sot që Almir Rrapo, ish-punonjës i ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të esktradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rrapo akuzohet veç të tjerash për vrasjen e Erkon Shehut, dhe për këtë vepër penale ligji amerikan parashikon edhe dënim me vdekje.

Almir Rrapo, i cili u arrestua në 2 korrik 2010 në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë, akuzohet si pjesë e një bande kriminale që ka vepruar në disa shtete federale amerikane.
XS
SM
MD
LG