Ndërlidhjet

Ekuador: Policët dhe ushtarët pushtojnë aeroportin



Qindra ushtarë dhe policë e kanë pushtuar aeroportin kryesor në kryeqytetin e Ekuadorit, Kito, dhe i kanë mbyllur rrugët që shpiejnë atje.

Raportet thonë se ata protestojnë kundër ligjeve të reja që i heqin beneficionet e policisë dhe armatës.

AP raportoi se trupat gjithashtu kanë pushtuar bazat në Gujadakil dhe qytetet tjera, por se protestat nuk synojnë rrëzimin e qeverisë.

Raportohet se presidenti i Ekuadorit, Rafael Korea ka shkuar të bisedojë me një grup protestuesish.
XS
SM
MD
LG