Ndërlidhjet

Ekuador: Shpëtohet presidenti



Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korrea ka dalë në ballkonin presidencial për të përshëndetur mbështetësit e mbledhur pas incidentit me oficerët e policisë.

Korrea u shpëtua nga trupat ushtarake, pasi ishte mbajtur i rrethuar në spital nga policë të zemëruar lidhur me shkurtimet financiare në këtë sektor. Policët e mbajtën presidentin Korrea për 12 orë dhe lirimi i tij u mundësua vetëm pas përballjes mes policëve dhe forcave të ushtrisë. Dy policë janë vrarë dhe mbi 70 persona të tjerë janë plagosur gjatë operacionit.

Presidenti i Ekuadorit ka akuzuar një pjesë të policisë dhe disa figura të tjera në vend se synonin të organizonin grusht shteti për rrëzimin e tij.

Udhëheqësit botërorë, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian e Kombet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e tyre për presidentin Korrea.
XS
SM
MD
LG