Ndërlidhjet

Obama takohet me Sarah Shurd



Presidenti Barak Obama është takuar në Shtëpinë e Bardhë me Sarah Shurd, amerikanen e liruar dy javë më parë nga një burg i Teheranit. Në takim ishin të pranishme dhe nëna e Shurd dhe ato të Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal. Bauer e Fatal u arrestuan së bashku me Shurd në korrikun e vitit 2009 dhe ende mbahen në burg në Teheran. Të tre janë akuzuar për spiunazh.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi u përshkrua nga ndjenja të përziera duke pasur parasysh faktin se dy amerikanët vazhdojnë të jenë të burgosur në Iran.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Obama ka thënë se administrata e tij do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet për të mundësuar lirimin e Bauer dhe Fatal.

Administrata Obama tha se "mbetet me shpresë se Irani do të demonstrojë dhembshuri" e do të lirojë dy amerikanët.

Tre alpinistët amerikanë janë kapur derisa po udhëtonin në kufirin mes Irakut e Iranit, ku gabimisht kanë hyrë në territorin iranian.
XS
SM
MD
LG