Ndërlidhjet

NATO-ja e padëmtuar nga mbyllja e pikës kufitare



NATO-ja ka bërë të ditur se operacionet e furnizimit të trupave në Afganistan nuk janë dëmtuar pas mbylljes nga Pakistani të pikës kufitare nga ku kalonin paisjet e Aleancës. Vendimi i Islamabadit erdhi pas hyrjes në territorin pakistanez të një helikopteri të NATO-s, nga sulmet e të cilit u vranë tre ushtarë pakistanezë.

Dhjetëra çisterna dhe kamionë, që transportonin karburant dhe paisje të tjera për forcat ndërkombëtare në Afganistan, mbetën të bllokuara pas mbylljes së djeshme të kufirit.

NATO-ja njoftoi se helikopteri i saj ishte goditur nga njerëz në Pakistan dhe kundërsulmi i Aleancës ishte në vetmbrojtje. NATO-ja po përdor rrugë të tjera për furnizimin e trupave në Afganistan, përfshi dhe pika të tjera kufitare pakistaneze. Zyrtarët e Aleancës janë duke e diskutuar problemin me autoritetet në Islamabad.
XS
SM
MD
LG