Ndërlidhjet

Japoni: Rritet me 40% taksa ndaj duhanit



Japonia ka rritur me 40% taksat ndaj cigareve, çfarë ka bërë që çmimi i cigareve të rritet së paku me një të tretën e vlerës së deritashme. Ministria e Financave tha se nga rritja e kësaj takse do të mblidhen 63.1 miliardë jen më shumë vetëm gjatë vitit të parë.

Qëllimi parësor irritjes së taksës ndaj duhanit ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë për të ulur numrin e duhanpirësve. Aktualisht 36.6% e burrave dhe 12.1% e grave në Japoni pinë duhan. Shifrat krahasuar me dekadën e kaluar janë ulur.
XS
SM
MD
LG