Ndërlidhjet

Firmat evropiane të energjisë, fund biznesit me Iranin



Shtetet e Bashkuara njoftojnë se katër kompani të mëdha evropiane kanë rënë dakord të heqin dorë nga lidhjet e biznesit me Iranin, që të mënjanojnë sanksionet amerikane.

Në mesin e kompanive janë kompania franceze Total, ajo norvegjeze Statoil, italiania ENI dhe kompania holandeze Royal Dutch Shell.

Shtetet e Bashkuara kërcënuan se do të vendosnin sanksione ndaj firmave kryesore të energjisë nëse nuk ndërpresin bashkëpunimin me Iranin. Kjo është një tjetër përpjekje për të shtuar presionin ndaj Teheranit lidhur me programet bërthamore.

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stainberg, tha se kompani të mëdha të energjisë janë nën hetime në Shtetet e Bashkuara lidhur me bashkëpunimin me Iranin.
XS
SM
MD
LG