Ndërlidhjet

Banka Botërore jep 400 milionë dollarë për Pakistanin



Banka Botërore ka miratuar kredi në vlerë mbi 400 milionë dollarë për të ndihmuar Pakistanin që të vazhdojë me procesin e rindërtimit pas përmbytjeve masive.

300 milionë dollarë i dedikohen pagesave për importin e ushqimeve, medikamenteve dhe paisjeve të nevojshme për të mbijetuar shkatërrimin masiv.

1.8 milionë shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në Pakistan dhe mbi tetë milionë njerëz janë të pastrehë. Banka Botërore ka miratuar dhe një kredi prej 130 milionë dollarësh për të ribërë sistemin hekurudhor të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG