Ndërlidhjet

Irani dënon vendimin amerikan për sanksione të reja


Irani ka dënuar vendimin e Uashingtonit që të vendos sanksione kundër 8 zyrtarëve zyrtarëve të lartë iranian. Fjala është për zyrtarë të shtetit islamik që akuzohen se kanë abuzuar me të drejtat e njeriut gjatë protestave të opozitës pas zgjedhjeve kontraverze presidenciale të vitit të kaluar.

SHBA thotë se zyrtarët që janë pjesë e listës ishin të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shtypjen e protestave të mëdha që ndodhën pasi opozita akuzoi pushtetin se manipuloi zgjedhjet presidenciale.

Sekretarja amerikane e shtetit, HIllari Klinton, ka thënë se kjo është hera e parë që SHBA-të kanë vendosur sanksione kundër zyrtarëve iranian për abuzimin e të drejtave të njeriut.

Zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast ka thënë se ky vendim “është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare” dhe se kjo tregon që “SHBA-të përkrahin protestat e paligjshme në Iran.”
XS
SM
MD
LG