Ndërlidhjet

Digjet kioska e projektit të UNMIK-ut


Të enjten mbrëma në veri të Mitrovicës i është vënë zjarri një kioske e cila parashihej të vendosej në Tregun e Gjelbër të qytetit si pjesë e një projekti të administratës së Kombeve të Bashkuara për largimin e kioskave nga rrugët e qytetit, bëri të ditur Policia Rajonale në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se motiv i zjarr vënies mund të ketë qenë pakënaqësia e disa qytetarëve lidhur me dislokimin e tregut nga qendra në veri të Mitrovicës.

Ai tha se zjarri është shuar nga ekipet zjarrfikëse, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Nuk është raportuar për të lënduar për njerëz e as për persona të mundshëm të dyshuar si të përfshirë në këtë incident deri më tani, u shpreh Hoti.

Ai theksoi se hetimet fillestare për incidentin janë iniciuar tashmë nga Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG