Ndërlidhjet

logo-print

Masa të rrepta për duhan-pirësit në Finlandë


Një ligj i ri në Finlandë parasheh masa të rrepta ndaj atyre që u shesin cigare personave nën 18 vjeç, ndërsa qëllimi kryesor mbetët që deri në vitin 2040 të ndalohet shitja e cigareve në tërësi.

I njejti ligj gjithashtu mundëson ndalimin e konsumimit të cigareve në afërsi të vendeve ku luajn fëmijët si dhe në ballkonet e banesave. Finlanda që prej vitit 1995 kishte ndaluar pirjen e duhanit në vendet e punës, ndërtesat publike si dhe në transportin publik.

Në vitin 2012 cigare-shitësit do të detyrohen të mbajnë kutitë e duhanit nën tezga që fëmijët te mos i shohin ato, ndërsa në vitin 2015 do të largohen nga përdorimi aparatet vetshërbyese që mundësojnë blerjen e cigareve edhe në rrugë.
XS
SM
MD
LG