Ndërlidhjet

Lajçi kërkon dorëheqjen e Sejdiut nga kryetari i LDK-së


Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ali Lajçi, ka kërkuar sot nga kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu, të japë dorëheqje nga posti i kreut të LDK-së.

Lajçi ka lëshuar sot mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, duke kërkuar dorëheqjen e Sejdiut me arsyetimin se ai ka bërë shkelje të Kushtetutës, çka ka sjellë deri te dorëheqja e tij nga posti i presidentit të Kosovës.

Marrë para sysh se LDK-ja është në procesin zgjedhor, Lajçi tha se dorëheqja e Sejdiut do të ndikonte në një garë korrekte edhe në këtë parti politike.

Mirëpo, atij i është përgjigjur më pas Sejdiu duke thënë se “vetëm kryetari i LDK-së është i autorizuar të flasë për vendimet e partisë". Për këtë qëndrim, Sejdiu tha se e gëzon edhe mbështetjen e organeve të LDK-së.
XS
SM
MD
LG