Ndërlidhjet

Krasniqi dekoroi admiralin Fitzgerald


Admirali amerikan i NATO-s, Mark Fitzgerald është dekoruar me medalje ushtarake në Kosovë pak ditë para pensionimit. Medalja iu dha zyrtarit të lartë të NATO-s nga u.d. i presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në prani të kryeministri kosovar, Hashim Thaci.

Medalja u jepet ushtarakëve të Kosovës dhe atyre të huaj për kontributin dhënë rritjes dhe aftësisë mbrojtëse të Kosovës.

Fitzgerald vlerësoi pozitivisht arritjet e Kosovës ndërsa të pranishmit u pajtuan se veriu tash është rajoni që duhet kushtuar rëndësi për rivënien e rendit dhe ligjit.

Admirali Mark Fitzgerald ka shërbyer në bazën e NATO-s në Napoli ndërsa gjatë 3 viteve të fundit ka qenë i angazhuar me operacionet e KFOR-it duke përcjellur punën e 4 komandantëve të kësaj trupe.

Pas pensionimit, Mark Fitzgerald, do largohet nga Napoli i Italisë për të vazhduar jetën në Florida të SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG